Gjendja me korona virusin në Krushevë për momentin është alarmuese me mbi 170 të infektuar nga nisja e këtij viti, që i ka detyruar organet kompetente të mendojnë për restrikcione të reja në qytet, transmeton Almakos.
Në takimin e djeshëm, shtabi komunal i krizës ka propozuar që ora policore në tri javët e ardhshme për Krushevën të nis nga ora 19.
Gjithashtu do të bëhen dyfish më shumë teste për korona virus, me shpresën që sa më shpejt të bulohen kontaktet dhe gjendja të vihet nën kontroll./Almakos/