Koordinatori i grupit parlamentar të LSDMsë Jovan Mitrevski në konferencë për media kërkon sqarime nga kreu i Kuvendit Talat Xhaferi për ndërprerjen e seancës së djeshme.
Sipas tij, deputetët e shumicës kanë qenë te gatshëm të votojnë për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit por Xhaferi ka ndërprerë seancën pa vënë në votim pikën.
Mitrevski konfirmoi se paradite nuk ka qenë në koordinim me Xhaferin duke thënë se nuk kanë për çfarë të koordinohen përderisa nuk sqarohet situata e mbrëmshme
. Nga kabineti i Xhaferit nuk sqarojnë situatën, por vetëm është konfirmuar anulimi i të gjithë seancave të sotme me arsyetimin se nuk ka kuorum.

