Dështoi edhe sot tentimi i LSDM-së për ta zhbllokuar punën e Kuvendit në ditën e 9 të seancës konstituive. Interpretimi i Rregullores dhe neneve të saj ishin temat kryesore që e tensionuan debatin e sotëm në kuvend. Deputeti socialdemokrat Oliver Spasovski kërkoi mbështetjen e të paktën 10 deputetëve që të kalohen në pikën tjetër të rendit të ditës, respektivisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Për këtë Spasovski e kishte përkrahjen edhe të deputetëve shqiptarë të BDI-së dhe LR – PDSH-së, Xhevat Ademi dhe ZiadinSela, të cilët thanë se nëse nuk vendoset nga ana e kryesuesit propozimi i LSDM në votim, atëherë Veljanovski bënë shkelje flagrante të Rregullores. Por një gjë e tillë u kundërshtua ashpër nga deputetët e VMRO – DPMNE-së të cilat thanë se neni 80 nuk lejon që ky skenar i LSDM-se dhe BDI-së të realizohet.
Ky debat nuk çon askund, dhe ky debat përdoret për stërzgjatjen e procesit të bllokimit të Kuvendit, në mos-formimin e institucioneve dhe sistemit. Unë kërkojë përkrahjen e 10 deputetëve që të kalojë propozimi për tejkalimin në pikën e katërt të rendit të ditës të votohet dhe Kuvendi të vendos a do të debatojmë për këtë pikës sepse bëtë bllokim serioz –deklaroi deputeti OliverSpasovski, LSDM.
Mos e shkelni Rregulloren sepse me veprimin e sotëm që nga kryesuesi e deri te deputeti i rradhës, cili është ai i paraqitur, ju tregoni mos-respektimin i praktikës parlamentare dhe akteve të këtij organi ligjvënës – deklaroi deputeti Xhevat Ademi, BDI.
Ne me ktë që po bëjmë, jemi kthyer shumë mbrapa. Funksionojmë si një shoqëri primitive, dhe shoqëritë primitive janë të pranueshme, afërsia gjenetike dhe familjare, janë të pranishëm interesi i ndërsjellët mes individëve që funksionon tani me këtë që po bëni ju si VMRO – DPMNE – deklaroi deputeti Zijadin Sela, LR PDSH.
LSDM, Ziadin Sela dhe Xhevat Ademi kishin mundësi shumë ditë para propozimit të tyre të japin 20 deputetë për zgjedhje të kryeparlamentarit. Nuk e bënë këtë sepse e dinë se nuk janë gati për zgjedhjet lokale dhe në mënyrë kastile e tejkaluan afatin – deklaroi deputeti Antonio Milloshovski, VMRO DPMNE.
Përfaqësuesit e grupeve të partive parlamentare në koordinim me kryesuesin e seancës konstituive ranë dakord që seanca e radhës të vazhdojnë të hënën, ndërsa nesër në Kuvend pritet të takohen deputetët e LSDM-së dhe VMRO – DPMNE-së për të biseduar rreth zhbllokimit të mundshëm të Kuvendit.
Blerim Ismaili