Ashtu sikurse lajmëroi Vizion Plus një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Në takimin që nisi rreth orës 15:45 minuta kane qene kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe drejtuesi i Lëvizjes BESA Bilal Kasami. Ndërkohë që është bërë e qartë se PDSH përfaqësohet nga BESA dhe mandatet i bashkohen asaj. Bisedimet në zyrën e kreut të qeverisë shqiptare kishin në fokus situatën politike në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re atje. Mësohet se kryeministri Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues, ku kërkohet unifikimi i qëndrimit për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në vendin fqinj. Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën interes të veçantë për Tiranën zyrtare, pasi fati i saj varet nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje. Dita e premte është e rëndësishme për jetën e trazuar politike maqedonase, pasi parashikohet që për herë të parë të mblidhet Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 Dhjetorit. Gjatë kësaj seance parlamentare, do të hidhet për votim zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit, për të cilin nevojiten së paku 61 vota. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve tregoi se VMRO-DPMNE e NikolLa Gruevskit mori 51 deputetë, LSDM e Zoran Zaev 49 deputetë, ndërkohë që partitë shqiptare: BDI 10 deputetë, Lëvizja Besa 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH vetëm 2 deputetë. Nisur nga këto numra, me interes të veçantë do të shihet pozicioni deputetëve të partive shqiptare, si përcaktues për krijimin e qeverise se re.
Data 26.09.2026
Aktuale
- “Ka kaq shumë për të thënë…”/ Ç’po paralajmëron Saimir Tahiri? Postimi i ish-ministrit të Brendshëm trazon rrjetin: Disa histori i kam jetuar, disa të tjera…
- Nikolloski paralajmëron rrugë të re të shpejtë nga Radovishi drejt kufirit me Bullgarinë
- Jo lojë..!
- Kuzeska: Të gjithë kundër bastionit të vetëm të lirisë – LSDM-së!
- VIDEO/ “Joe Biden tradhtoi Hashim Thaçin”! Deklarata e papritur e Ramës nga SHBA: Amerikanët mund të kishin bërë më shumë për ish-presidentin e Kosovës
- ‘Duqe’, Santiana trazon rrjetin me fotografinë e postuar në mesnatë
- Presidenti Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt!
- Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e Rami Kuçit, të dyshuarit për vrasjen në Dyqanxhik të Shkupit


