Memedali Jusufi
Gjenialiteti i burshtetasve boterore eshte se ato e porositnin kritiken qe mos te shkojne ne humnere , bile jane edhe te detyruar qe te degjojne cdo dite dike qe nuk mendon si ato. Keshtu ata ishin te obliguarr ne nje forme ti iknin mendimit uniform. Shoqerite perendimore arriten qe ti iknin asaj qe ne e shohim ne vatrat tona , qe diktatura e shumices ndaj pakices eshte bere parim shoqeroro-politik .Kriticizmi në përgjithësi nënkupton gjykimin demokratik mbi përshtatshmërinë e një çështjeje për qëllimet e paramenduara, si kundërshtim me urdhrat autoritariane, të cilat do të nënkuptoheshin si një realizim absolut të një dëshire autoritariane, kështu që eshte e mbyllur për debat. Bota është e mbushur me enigma tërheqëse, ose torturonjëse, gjerat uniforme jane te sikletshme ne vetevete.Njeriu nuk është makinë kompjuterike e cila i pranon, i deshifron dhe i zbaton informatat e caktuara në situata përkatëse konkrete. Veprimi mendor dhe fizik i njeriut është shumë më i ndërlikuar se kaq dhe me komanda të shumëfishta neuropsikike. Te mbash qendrim kritik ne fund te dites do te thote : te jesh i hapur ndaj informatave të ndryshme dhe t’i krahasosh ato; te dallosh informatat të cilat qëndrojnë në kundërshti me njëra-tjetrën;dallosh informatat e besueshme prej atyre të supozimeve. Ka rrugë të ndryshme për të arritur deri te e vërteta apo deri te qëllimi ose zgjedhja e problemit, por kjo është rruga e ndërtuar nga hapa shumë të besueshëm për të arritur suksesin e nevojshëm dhe të dëshiruar. Mendimi kritik si rezultat i ndërlikuar i studjuesit përfaqëson njërën prej veprimtarive më të larta nervore gjatë së cilës eksploruesi është në gjendje të bëjë dallimin e fakteve nga mendimet, të nxjerr informatën relevante në lidhje me situatën e dhënë (në mesin e shumë informatave tjera), krahasimin e pjesëve të caktuara të informatës (të analizojë), sintetizimin e informatave (bashkimin) dhe nxjerrjen e përfundimeve logjike në raport me situatën problemore si dhe t’i zbatojë ato për zgjedhjen e problemeve konkrete në jetën e përditshme. Shpesh ndodh që njeriu mendon drejt por nuk mund të veprojë drejt, gjithashtu ndodhë që mendon dhe vepron drejt por jo në kohën e duhur, andaj të menduarit kritik ka të bëjë me veprimet e drejta dhe të harmonizuara në të gjitha dimensionet. Qëllimi kryesor është zgjidhja e problemit. Të menduarit kritik është ai lloj i të menduarit për çfarëdo subjekti, teme, përmbajtje apo problemi në të cilin njeriu përmirëson cilësinë e të menduarit duke analizuar, vlerësuar dhe riprodhuar. Të menduarit kritik zbatohet me shqyrtim aktiv, të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm të një qëndrimi apo forme të supozuar të njohurive, me theks të veçantë në faktet që e mbështesin atë dhe sidomos në konkludimet e mëtejshme që synon. Mendimi kritik si koncept daton që nga koha e Sokratit. “Të pyeturit Sokratik”, njihet si strategji më e mirë.Te kritikojme ate qe dime eshte baza me e mire e “mendimin kritik”. Kete e zhvilloj me tej POperi dhe erdhem deri ne nje shoqeri e hapur demokratike. Metoda Sokratike kërkon për të vërtetat e përgjithshme, të cilat formojnë besimet dhe i shqyrton ato për të përcaktuar qëndrueshmërinë e tyre me bindjet e tjera. Forma bazë e saj është një seri pyetjesh të formuluara si teste të logjikës dhe fakteve të cilat synojnë të ndihmojnë një person ose grup të zbulojnë bindjet e tyre rreth një teme, të eksplorojnë përkufizimet ose logon (logot) dhe të kërkojnë të karakterizojnë karakteristikat e përgjithshme të ndara nga rastet e veçanta Karl Popper me veprën e tij është një mbrojtës i liberalizmit dhe kundërshtar i çdo forme totalitarizmi . Është i njohur për kritikat e ngritura ndaj induksionit, dhe për propozimin e falsifikueshmërisë si kriter demarkacioni mes shkencës dhe jo shkencës. Në një botë të tejmbushur me një pasuri informacioni dhe një mori këndvështrimesh, arti i të menduarit kritik shkëlqen si një dritë udhëzuese, duke ndriçuar rrugët drejt qartësisë dhe mençurisë-thoj Poperi. Të menduarit kritik nuk është një tipar i natyrshëm; nuk është diçka me të cilën kemi lindur. Individët mund të shfaqin nivele të ndryshme të kuriozitetit të natyrshëm dhe aftësisë analitike. Mendimi kritik si vkere sjoqerore eshte aftësi dhe mendësi qe evolone me kalimin e kohës, e ushqyer nga edukimi, përvojat e jetës dhe praktika e besueshme. Edhe pse nuk është një cilësi e lindur, të gjithë kanë potencialin për të kultivuar dhe mprehur këtë aftësi të paçmueshme. Është një udhëtim gjatë gjithë jetës, që kërkon përpjekje të qëllimshme dhe një angazhim të vazhdueshëm për të mësuar. Mendimi kritik është thelbësor sepse i fuqizon individët të lundrojnë në mënyrë efektive në botën komplekse dhe të pasur me informacion. Ai rrit aftësitë për zgjidhjen e problemeve, ndihmon në marrjen e vendimeve të informuara dhe nxit një kuptim më të thellë të çështjeve. Është një aftësi e vlefshme në arsim, sukses në karrierë dhe në jetën e përditshme, që u mundëson individëve të mendojnë më qartë dhe më kritikë në kontekste të ndryshme.