Në prag të zgjedhjeve lokale vazhdon të jetë e fortë përplasja mes grupit të Izet Mexhitit dhe zv/kryeministrit Artan Grubi. Sipas informacioneve të cilat i posedojmë brenda partisë, ish kreu i Çairit, Izet Mexhiti, ka dhënë urdhër që votuesit e Visar Ganiut të mos e votojnë bartësin e listës për këshilltarë të Qytetit të Shkupit, Ardijan Muça. Arsyeja e këtij tensionimi është fakti se Muça njihet me afërsinë të cilën e ka me Artan Grubin, ndërsa Mexhiti dhe grupacioni i tij, e shohin si figurë të rrezikshme i cili mund të paraqet kërcënim për pozicionet e tyre brenda degës së BDI-së në Çair. Qëllimi i Izet Mexhitit është që Muça të merr sa më pak vota si Këshilltar, që më pas të ketë alibi te kryetari Ahmeti për ta larguar atë nga të gjitha strukturat partiake. Në opinion tashmë është e njohur përplasja mes Artan Grubit dhe Izet Mexhiti që ndodhi pas zgjedhjeve lokale, ku Grubi si “i përkëdheluri” i Ahmetit, u bë zv/kryeministër, ndërsa Mexhitit ju dha vetëm si ngushëllim posti i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së.
Data 06.07.2025
Aktuale
- Ndryshime në burgun e Drenovës pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Pas shkarkimit të Fatjon Fashos, emërohet drejtori i ri
- Përplasen dy automjete, shkak parakalim i gabuar, dy të plagosura! Njëra në gjendje të rëndë
- Situata në landfillin e Elbasanit! Reagon Bashkia: 95% e zjarrit është shuar, pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra
- Mucunski: Eksporti i Maqedonisë a shënuar rritje, ky është bilanc stabil dhe pozitiv
- (VIDEO) Mickoski bëhet pishman, nuk do të ketë tatim shtesë për beqarët
- Java nis me diell dhe temperatura të larta! Parashikimi i motit për ditën e hënë, cilat janë 3 qytetet më të nxehta
- PAMJET/ Prej 6 ditësh në flakë, shuhet pas 150 orësh ‘ferri’ zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan!
- Zjarri po përhapet me shpejtësi drejt Bllacës dhe Çuçer-Sandevës, QMK kërkon ndërhyrje urgjente nga ajri