Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e akuzoi Qeverinë se po negocion prapa dyerve të mbyllura dhe se kanë mësuar nga mediat për draft-marrëveshjen për emrin dërguar në Athinë.
“Ata udhëheqin negociata të fshehta për emrin. Askush nuk e di asgjë për atë që po ndodh. Tani lexoj se ata kanë dërguar një lloj propozimi në Greqinë fqinje, e cila duhet të jetë përgjigje ndaj draft-marrëveshjes që Greqia e ka dërguar”, tha Mickoski.
Sipas tij, Qeveria po bën atë që ka e planifikuar, dhe kjo, siç tha ai, është që ta shesë dhe ta shkatërrojë shtetin sa më parë që të jetë e mundur. /SHENJA/