Tre muajt e ardhshëm në front do të jenë shumë aktivë dhe do të vendosin rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve. Kështu ka thënë shefi i Drejtorisë kryesore për inteligjencë në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov, në një intervistë për Zërin e Amerikës, transmeton Ukrinform.
“Muajt e ardhshëm do të jenë mjaft aktiv. Pason një periudhë mjaft aktive, e cila do të vendosë për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve. Vërtet, do të zhvillohen armiqësi aktive, do të ketë përpjekje si nga ana e tyre ashtu edhe nga ana jonë”, tha Budanov.
Sipas Budanov, Rusia aktualisht nuk është gati për një luftë më të gjatë për shkak të burimeve të kufizuara, megjithëse mundohet ta tregon të kundërtën./Lajmi i plotë.