Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe. Ganiu thirret në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus. Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu. Një ditë më parë Ganiu tha për Alsat se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore. /alsat.mk
Data 24.10.2026
Aktuale
- 12 shoferë privohen nga liria, 10 prej tyre vozitën pa dhënë provimin e vozitjes
- Elvana Gjata shfaqet për herë të parë në fotografi me partnerin e përfolur
- Përshkallëzohet revolta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë hedhin gurë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
- Maqedonia e Veriut me automjetet më të vjetra në rajon, mosha mesatare 19,4 vjet
- Netanyahu thotë se fundi i ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin është “vetëm çështje kohe”
- Interesim i madh i të rinjve për profesionet e aviacionit në „Skopje Air Fair 2026“
- 19-vjeçari nga Shkupi kapet në Bullgari me 98.500 euro të falsifikuara
- Arrestimi i një grupi të dyshuarish për mashtrime në Call Center



