Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, ka dënuar sulmin verbal që mbrëmë ka ndodhur ndaj dy të rinjve shqiptarë në Tetovë. Sipas Llogës, kjo që ndodh në këtë shtet nga kjo qeveri, është e papranueshme dhe më e rrezikshme se vet dhuna.
Postimi i plotë i Krenar Llogës nga ASH:
Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni.
Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna.
Si prind, ndjej ankthin dhe pasigurinë e çdo familjeje që sheh fëmijët e vet të ekspozuar ndaj dhunës.
Si qytetar, refuzoj ta pranoj këtë realitet të errët që tenton të normalizohet.
Si politikan, kërkoj reagim urgjent dhe të vendosur të institucioneve, ndëshkim të autorëve dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë.
Ne nuk duhet të heshtim. Heshtja është bashkëfajësi.
Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend i barazisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë, jo terren i frikës dhe urrejtjes.