Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare në muajt e fundit të këtij viti.
Krasniqi e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të dalin në zgjedhje që ai ta shohë nëse qytetarët vazhdojnë t’i besojnë apo jo, duke thënë se “sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit”.
Shpresa ime është sa më herët, unë besoj sivjet. Këtë vit unë besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. A është dhjetori a është tetori, është relevante, sa më herët është më mirë. Unë besoj që s’duhet me u frikësu prej zgjedhjeve. Nëse Qeveria, nëse kryeministri Kurti beson që ka bo punë të mirë, beson që ka mbështetje, hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njëjtë. Nuk janë më me rëndësi sondazhet, ato janë irelevante, sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit, qytetari i Kosovës”, deklaroi shefi i partisë më të madhe opozitare.
Krasniqi ka folur edhe për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, për të cilën ka thënë se është “turpi i politikës së jashtme”.



