Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias sot do të ketë takime me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov, me kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me liderët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së Ali Ahmeti dhe me Hristijan Mickoski.
Koxias nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, ndërsa kjo, siç thonë në Kabinetin e shefit të shtetit, as nuk është kërkuar nga pala greke.
Në takimet pritet të bisedohet për pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, për të cilat, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Dimitrov, të hënën tha se dallohen nga njëra-tjetra.
Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do të kenë takim të ri më 30 mars në Vjenë në të cilin do të jetë edhe ndërmjetësuesi i KB-së, Methju Nimic.

