Kryeministri Dimitar Kovaçevski, para hyrjes në samitin e OSBE-së, tha se ai nuk do të takohet me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, raporton SHENJA.
Ai ka thënë se prezenca e tij në Shkup, nuk paraqet fitore për diplomacinë ruse, por se kjo është fitore diplomatike për OSBE-në, sepse vihej në pikëpyetje funksionimi i OSBE-së.
“Me këtë OSB do të vazhdoj të funksionoj dhe do të vazhdoj të jetë garancë e sigurimit të zhvillimin e proceseve demokratike dhe të qeta. Shpresoj se do të vërtetohen vendimet për zgjedhjen e kryesuesit të ri për 4 pozicionet më të rëndësishme të OSBE-së, si dhe miratimin e buxhetit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që çdo vend në mënyrën e saj dërgon porosi për agresionin e padrejtë që Rusia po e kryen ndaj Ukrainës, disa po e bëjnë me mos praninën e tyre, e disa me praninë dhe me qëndrime tashmë të qarta lidhur me këtë agresion të padrejtë. Të njejtën do ta bëjë edhe unë në fjalimin tim që do ta kem në hapjen e kësaj ngjarje të rëndësishme”, ka deklaruar Kovaçaveski. /SHENJA/