Zgjidhje janë zgjidhjet me kompromis, pala tjetër të ketë pragmatizëm dhe realizëm me qëllim që të gjendet një zgjidhje. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara edhe atë në prag të nisjes së raundit të ri të bisedimeve me kolegun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ndërmjetësin Nimic, transmeton MEDIAL.
“Unë them se nuk jam as optimist e as pesimist, por kam vullnet të gjejmë një zgjidhje. Duhet që edhe pala tjetër të ketë pragmatizëm dhe realizëm që të arrihet kjo zgjidhje. Nga Nimic presim që të shfaqë mençurinë e tij gjatë kohës së bisedimeve”, ka thënë Kotzias.