Shteti i së drejtës fillon të funksionojë në praktikë, thotë në paraqitjen e tij sonte në emisionin “200” në Alsat, deputeti nga LSDM-ja, Martin Kostovski. Siç thotë ai, duke komentuar vendimin e sotëm në rastin “Thesari/Arka”, ish “kapot” e mbrojtur të periudhës së kaluar po marrin dënime efektive me burg.
– Advertisment –
Po shkon ngadalë, por kodi mendor i perceptimit të qytetarëve është se diçka po ndryshon. Veçanërisht në fushën e gjyqësorit, në fushën e profesionalizmit dhe paanësisë në punën e Ministrisë së Brendshme, rezultatet janë të dukshme,” tha deputeti Kostovski.