Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Golemit, në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka përplasur një kalimtare, e cila po kalonte trafik-ndarësen në autostradë. Për pasojë, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit, që e përplasi teksa po parakalonte, është shoqëruar nga policia.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.