Kongresisti amerikan Ritchie Torres, në cilësinë e bashkëkryetarit të Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues i komunitetit të gjallë shqiptar në Bronks, ditë më parë pati një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi theksoi aleancën e fortë mes dy vendeve dhe rëndësinë strategjike të Kosovës si një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se Kosova”, shkroi Torres në “X”.
E presidentja Vjosa Osmani ka pohuar se është gjithmonë kënaqësi takimi me të.
“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ky takim vjen në një periudhë të rëndësishme, kur stabiliteti i rajonit kërkon një angazhim të vazhdueshëm dhe të fortë nga të dy vendet.