Në shtator në Kërçovë do të lëshohet në përdorim kopshti i ndërtuar me mjetet e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”. Kopshti i ri është me kapacitet për 120 fëmijë deri në moshën gjashtëvjeçare. Tërësisht është pajisur dhe së shpejti duhet vetëm të zgjidhjet çështja e personelit dhe kopshti të lëshohet në përdorim.
Karakteristike është ajo që edhe ky kopsht fëmijësh do të jetë pjesë e kopshtit më të vjetër të fëmijëve në Kërçovë “Olga Miceska” dhe të tre kopshtet në qytet do të funksionojnë me një drejtori.
“Hapja e kopshtit të ri të fëmijëve në një pjesë të mirë do të zgjidhë problemin e mungesës së vendeve të lira në kopshtet ekzistuese, ndërsa të drejtën e punësimit të parë do të gjejnë një pjesë e personave, kryesisht femra”, thotë Sadik Ahmeti, drejtor i kopshtit në Kërçovë.