MPB Maqedoni njofton se dje (19.03.2025), nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar.
Nga MPB thonë se kontrollet janë kryer me qëllim të zbulimit të tregtisë së paligjshme të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që ushtrojnë veprimtari hoteliere dhe veprimtari të tjera të paligjshme.
“Janë bërë kontrolle në 16 objekte hoteliere (TE-10 dhe GV-6), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse nga ISHP dhe DMSH, ndërsa ISHP ka mbyllur dy objekte në Tetovë”, thonë nga MPB.