Një 59 vjeçar ka ndërruar jetë në Korçë ditën e sotme, pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, në banesën e tij në lagjen nr.2 të qytetit.
I identifikuar nga policia me inicialet P.C., 59 vjeçari pasi ka pirë ilaçet është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por aty ndërroi jetë.
Uniformat blu po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.