Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në marrëveshje me tre dekanët e fakulteteve të mjekësisë, është marrë vendim që konkursi për specializime private të mjekëve të bëhet vetëm për fushat e mjekësisë ku ka deficit, transmeton TV21. Taravari tha se vendimi vlen për këtë vit.
“Kardiologji ka shumë, kirurgji abdominale ka shumë, dermato dhe neurologji ka shumë, kirurgji plastike ka shumë, kështu që këto këtë vit nuk do të ketë, vitin e ardhshëm e shohim përsëri. Patologji ka deficit të madh, anesteziologji ka deficit të madh, terapi fizikale ka deficit të madh, radiologji gjithashtu. Këto do u japim numra më shumë, për të motivuar ato që duan sa më shpejtë të specializojnë, t’i marrin këto specializime”, pohoi Taravari./tv21.tv