Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se nuk mund të arrihet zhvillim nëse nuk ka barazi ndërmjet burrave e grave.
Këto komente Konjufca i bëri ne seminarin me teme “Promovimi i një parlamenti me ndjeshmëri gjinore”, organizuar nga Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, Rrjeti i Grave Parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë dhe Organizata Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Ndërsa kryetarja e Rrjetit të Grave Parlamentare të APF, Chantal Soucy, përmendi luftën e fundit në Kosovë, me ç’rast tha se shumë prej viktimave të luftës ishin edhe gra./rtk



