Kongresi amerikan ka konfirmuar emërimin e Mary Kate Burns, si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Burns është diplomate e karrierës për 26 vjet. Si ambasadore në vend vjen pasi ka shërbyer si zëvendëskryetare e misionit amerikan në Athinë. Më parë, ishte përfaqësuese e përhershme e Misionit të SHBA në OSBE në Vjenë.
Burns kishte thënë më parë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit, se me anë të Marrëveshjes së Prespës, liderët politikë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tejkaluan çështje të vështira historike, duke u fokusuar në të ardhmen dhe progresin, ndërsa vendi është në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s.
Ambasadori i SHBA Jess Bailey ka lënë detyrën që nga shkurti i këtij viti.
/SHENJA/


