Me 17.03.2019 rreth orës 20.00 në regjionin e Stacionit Policor për mbikëqyrje kufitare në Bllacë, te vendi i quajtur Terminal, zyrtarët policor e kanë arrestuar F.D.(33) nga fshati Pustenik, Kosovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Zyrtarët policor e kanë parë personin se si lëviz nga Kosova për në Republikën e Maqedonisë Veriore ku gjatë kontrollit te ai janë gjetur 15 kilogram marihuanë.
Personi është dorëzuar te Stacioni Policor në Bit Pazar për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa droga është konfiskuar për ekspertizë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, SPB Shkup do të ngrit padi adekuate penale.