Nga Drejtoria e Doganave kanë publikuar raportin e konfiskimeve që kanë bërë së fundmi, përcjell TV21. Doganat njoftojnë se në “Tabanoc” kanë konfiskuar mjaltë.
“Rreth 23 kilogramë mjaltë janë gjetur në bagazhin, në boshllëqe anësore, nën sediljet dhe nën tapiceri të derës së një veture e cila ishte regjistruar për hyrje në vend, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” autostradë”, thuhet në njoftimin e Doganave.