Shuma më e madh që është konfiskuar në një lëndë penale është 15 milionë denarë, kurse më e vogla 30 000 denarë. Kështu thonë analizat që kanë dalë nga monitorimi i lëndëve penale me focus masën e konfiskimit, të realizuar nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Sipas ekspertit juridik Darko Avramovskit në lëndët me profil të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, rrallë herë shqiptohen masa për konfiskim.
Darko Avramovski, ekspert juridik në koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë”
“Shumat në lëndë kanë dallim. Shuma më e lartë që ne e kemi detektuar në lëndët me vendim të plotfuqishëm kanë qenë afër 15 milion denarë në vetëm një lëndë, në vetëm një vendim. Shuma më e vogël e konfiskimit që është detektuar është rreth 30 mijë denarë në rastet që bëhet fjalë për evazion fiskal. Në lëndët me profil të krimit të organizuar dhe korrupsionit, fatkeqësisht shumë rrallë shqiptohet konfiskim dhe për këtë në thelb shumat e këtilla janë relativisht të ulëta për konfiskim”.
Për vërejtjet e monitorimit, prokuroja Lençe Ristovska, thotë se ndër tjera shkak është mungesa e mjaftueshme e financave, duke shtuar se çdo vit në Prokurorinë Publike, buxheti shkurtohet.
Lençe Ristovska, prokurore
“Ne vazhdimisht dëgjojmë për strategji nacionale, plane që duhet të realizohen. Megjithatë nga këndvështrimi praktik unë vërtetë nuk shoh realizim praktik të përforcimit të kapaciteteve posaqërisht derisa nuk meret parasysh fakti se çdo vit, buxheti i Prokurorisë Publike shkurtohet. Mua më lind pyetja se si ne do ti përforcojmë kapacitetet kur nuk kemi financa, pra neve na duhet investim dhe këto investime duhet të të jenë jo vetëm në aspekt të punësimit të personave që na duhen, por edhe në aspekt të resurseve për teknikë dhe teknologji”.
Profesori universitarë pranë Fakultetit Juridik “Justinian i Parë Nikolla Tupançeski thotë se konfiskimi në vendin tonë, nuk është në nivelin e duhur.
Nikolla Tupançeski, profesor në fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”
“Duhet të pranohet fakti se ka mospërputhje mes asaj që është reale dhe asaj që është e priteshte. Është fakt se shoqëria e Maqedonisë nuk është në nivelin e detyrimeve që ishte vendosur paraprakisht, që do të thotë se konfiskimi i pronës është mjeti më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm në reduktimin e krimit, posaçërisht në krimin e organizuar dhe krimin e organizuar transnacional”.
Ky projekt ishte realizuar nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në kuadër të pjesëmarrjes qytetarë me mbështetje të popullit amerikan përmes Agjensionit të SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtarë.




