Bizhuteri argjendi me peshë 3.4 kilogramë, ar me vlerë prej 600 mijë denarë, 13 laptopë, 6 biçikleta dhe 1.500 çorape me logon Nike janë pjesë e mallit të sekuestruar nga Drejtoria Doganore në ditët e fundit, përcjell TV21. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur stoli dhe është ngritur padi penale kundër një personi. Në Tabanocë u parandaluan disa përpjekje kontrabande – nga veshjet dhe kozmetika deri te pajisjet elektronike të përdorura dhe pjesë të automjeteve. Dogana njoftoi se kontrollet e përforcuara po vazhdojnë.


