Konferencë rajonale për “Përforcim të mbikëqyrjes financiare të
parlamenteve nga Ballkani Perëndimor” do të mbahet sot në Shkup.
Deputetë dhe përfaqësues nga parlamente nga Ballkani Perëndimor edhe atë nga Maqedonia, Shqipëria, BeH-ja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia së bashku me përfaqësues nga Banka Botërore, ekspertë dhe përfaqësues rajonal nga Parlamenti Evropian, do të bisedojnë për aspektet e ndryshme
të bashkëpunimit rajonal edhe atë se si të avancohet mbikëqyrja buxhetore dhe ligjdhënëse në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca rajonale është në organizim të fondacionit Uestminster për demokraci, Bankës Evropiane dhe Rrjetit të komisioneve të parlamenteve për ekonomi, financa dhe euro-integrime të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot në Shkup. Konferencën do ta hap kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa fjalime do të kenë edhe deputeti Artan Grubi, përfaqësuesi i Fondacionit për demokraci të Uestminsterit Kris Levik dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Zuter.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë
- Tragjedia në Veles/ Policia akoma nuk ka gjetur shkelje nga ana e zyrtarëve policorë
- Ambasadori francez në RMV, Le Rigoler: Reformat të mos kuptohen si detyrim, por si diçka e mirë për vendin