“E kaluara e botës së gjuhëve – sot dhe nesër” është titulluar
konferenca e dytë ndërkombëtare shkencore të cilën sot dhe nesër e organizon Instituti për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” në suaza të Ditëve të hapura të cilat mbahen prej 13 deri më 17 nëntor.
Në konferencë janë paralajmëruar 68 pjesëmarrës, 33 më shumë nga konferenca e parë ndërkombëtare vitin e kaluar. Krahas nga Maqedonia, do të marrin pjesë linguistë nga shtatë vende:
Kosova, BeH-ja, Polonia, Rusia, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.
“Numri prej rreth 70 punonjës shkencor, profesorë eminent, premton program të pasur dhe njohuri të reja shkencore nga maqedonistika, sllavistika dhe në përgjithësi nga linguistika”, deklaroi Lidia
Tanturovska, kryetare e Këshillit organizativ të konferencës.
Në tre sesione paralele në dy ditët e konferencës pjesëmarrësit do të diskutojnë në tema të ndryshme nga gramatika, leksikologjia, frazeologjia, historia, dialektologjia, sociolinguistika e gjuhës maqedonase në krahasim me gjuhë të tjera sllovene dhe josllovene.
Në hapje të konferencës sot do të promovohet edhe Fjalori kroatisht-maqedonisht. Krahas pjesës së punës, për pjesëmarrësit do të ketë edhe vizitë fakultative në Mavrovë.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë
- Tragjedia në Veles/ Policia akoma nuk ka gjetur shkelje nga ana e zyrtarëve policorë
- Ambasadori francez në RMV, Le Rigoler: Reformat të mos kuptohen si detyrim, por si diçka e mirë për vendin