Drafti që zyrtarizon kalimin e Aeroportit ndërkombëtar te Rinasit në pronësi të “Kastrati Group” ka mbërritur në Kuvend.
Sipas relacionit të projektligjit për marrëveshjen e kalimit të koncesionit te kompania shqiptare, parashikohet një investim me vlerë 99 milionë euro, reduktim i tarifave për qytetarët (20% për të rritur dhe 40% për fëmijët).
Në draft thuhet ndër të tjera se do te zgjatet edhe marrëveshja e koncesionit nga 22 në 35 vjet si dhe do të bëhen ndërhyrje për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në Aeroport.
Më konkretisht, parashikohet zgjatim i pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit si dhe investime të tjera shtesë.



