Pas tre vitesh në krye të komunës së Tetovës, kryetari Bilall Kasami, ka vizituar sot për herë të parë publikisht lagjen e “Krasniqëve” ku jetojnë banorë të komunitetit romë, për t’u njohur me mungesat që ka kjo lagje. Pas ndërprerjes së projektit që duhej financuar nga USAID, Kasami premtoi se rregullimin e rrugës, dritave por edhe kanalizimit, do ta bëj me fonde të komunës dhe të Qeverisë.
“Fatkeqësisht pas zhvillimeve të fundit në politikën amerikanë sa i përket USAID-it, ne do duhet vetë si pushtet lokal ti sigurojmë këto fonde për këtë dhe projekte të tjera, sepse ky ka qenë projekt që duhejn të përkrahet nga USAID, andaj dhe e pamë të arsyeshme sot që të dalim këtu dhe të shohim çka është më urgjente për të përmirësuar jetën e këtyre banorëve”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Për banorët, më imanente është nevoja për rregullimin e kanalizimit, që të hiqet era e keqe e ujrave të zeza që rrjedhin përmes lagjes, por edhe pastrimi i deponisë që është pas shtëpive të tyre.
“Kërkesë ne kemi për rrugtën të na bëhet me bekatonë. Dritat ti rregullojnë dhe kanalizimin. Dhe atë deponinë kërkojmë që e kemi pas ta heqin. Këto i kemi më shumë të rëndësishmë. Kanalizimi dhe bekatonkat janë me rëndësi, se deri këtu i kemi, por edhe dritat na vijnë. Tridhjetë e tre shtëpi jemi, më shumë se 500 banorë jemi këtu. Politikanët vijnë kanë ardh vetëm para zgjedhjeve na premtojnë na rrejn dhe asgjë, para zgjedhjeve thoshin po dhe pas zgjedhjeve iknin”, tha Daim Krasniqi, banor.
Ndryshe, në këtë lagje e cila nuk ka as kushtet minimale për jetesë, jetojmë 33 familje, ndërsa ka mbi 500 banorë, të cilët në mungesë të banesave sociale për to, strehë gjejnë me disa shtëpiza të vogla dhe dhomëza të improvizuara. Kasami premtoi edhe ndërtim të banesave sociale për këto banorë./Alsat.mk