Memedali Jusufi
Komunikimi është rezultat i veçantisë të species njerëzore, i shkathtësisë të mahnitshme për të konstruktuar ngjarje dhe për të mbjellë ide në trurin e njëri tjetrit duke e përdorur gjuhën: jeta që e bëjmë sot është kryesisht pasojë e faktit se njerëzit mund të flasin dhe ta përmbushin funksionin e komunikimit.Komunikimi eshte pjese integrale e jetes se cdo qenie njerezore
Kjo ne fakt ndihmon ne mbajtjen e emocionit, sipas legjendave të librave të shenjtë Perendia e pati lakmi kete lloj komunikimi ndernjerzor ,ata te bashkuar ndertuan kullen e larte te Babelit permes nje gjuhe te perbashket dhe iu afruan aq shumë parajsës sa e frikësuan Perëndinë, dhe ai vendosi t’i dënojë duke u dhënë gjuhë të ndryshme. “Ne u krijuam ne fise dhe popuj qe te njiheni ne mes vete”
Mediat masive kanë rëndësi të pamasë për jetën tonë dhe na rrethojnë gjithandej, shpesh as që i vërejmë. Sot nuk është problem gjetja e informacioneve, ashtu si ka qenë dikur, por është problem organizimi dhe përzgjedhja e tyre në gjithë këtë rrëmujë që na përcjell që nga mëngjesi e deri në gjumë. Si ta shfrytëzojmë televizionin, gazetat, librat, reklamën, radion, muzikën, revistat, video-lojërat, internetin, pa i lejuar që ato të na shfrytëzojnë neve, qoftë duke na e marrë kohën, apo duke na bindur me porosi të cilat nuk janë të dobishme për ne.
Historia ka treguar dhe vazhdon të tregojë se gjuha e përbashkët (në kuptim të komunikimit të suksesshëm), i afron njerëzit dhe u mundëson shkëmbimin e informatave për krijimin e një fuqie të përbashkët, dhe se gjuhët ‘e ndryshme’ (në kuptim jo të gjuhëve të huaja por të keqkuptimit dhe dështimit të komunikimit), i armiqësojnë njerëzit deri në atë masë sa të dëshirojnë ta zhdukin njëri tjetrin nga faqja e dheut.
Bota, dhe sidomos bota online është e mbushur me komunikim. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij komunikimi, nuk është lajm dhe nuk është veçanërisht gazetari.
Rrjeti social Facebook ka kohë që është kthyer në pjesë të pandarë të jetës sonë të përditshme. Unë marr rregullisht e-mailë nga drejtuesit e redaksisë me shifra që tregojnë klikimet në Facebook të artikujve më të suksesshëm. Kjo është një mënyrë për motivimin e gazetarëve. Motivim për çfarë? Kur pikërisht ndodhi që klikimet në këtë platformë sociale të kthehen në një nga treguesit e rëndësishëm për gazetarinë? Aq i rëndësishëm, saqë unë nuk jam më e sigurt nëse mund ta përballoj nga pikëpamja profesionale shuarjen e llogarisë që kam në facebook. Çfarë do të ndodhte me rrjetet e ngritura në vite, me grupet e panumërta ku kalojnë temat e rëndësishme, të pafundme? Dhe çfarë do të vinte më pas? Cila është alternativa për shpërndarjen e përmbajtjeve, të cilat unë mendoj se kanë rëndësi shoqërore dhe dua t’i shpërndaj, siç kam mësuar të bëj për vite me radhë në Facebook? Nëse unë nuk kam më akses tek kjo platformë, a ka mundësi që vazhdoj të ekzistoj?
Gazetaria megjithate shkone pertej rjeteve soociale , pertej facebookut, ajo mund te zëje një hapësirë shumë më të vogël se sa “muhabetet”, argëtimi, opinionet, deklaratat, reklamat dhe propaganda që dominojnë universin e medias, por ajo serishte perceptohet si diçka më e vlefshme se sa shumica e gjërave që gjen sot online.
Në komunikimin politik në media ka rëndësi që të veprohet në përputhje me nje agjendë çështjesh tashmë të pranuara nga publiku dhe të ndjekura edhe nga shumica e mediave të tjera kryesore të vendit. Është e qartë se komunikimi politik ka një efikasitet të jashtëzakonshëm në televizion. Ai atje është sa i çliruar nga peshat dhe inercitë e formave të tjera të komunikimit aq edhe asimilohet mirë nga publiku. Të gjithë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që kanë ardhur në studio duket se e kanë mbajtur mirë parasysh këtë. Por, sikurse theksohet në teoritë e komunikimit dhe të informimit, që mesazhi të transmetohet me një rendiment të mjaftueshem.