Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata. Të gjitha drejtimet rrugore shtetërore janë të kalueshme, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të tokës me sipërfaqe më të vogla.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.


