Një iniciativë qytetare prej disa personash, që thonë se kundërshtojnë ndërtimin e gazsjellësit nëpër Vodno kanë ngatëruar ekologjinë me nacionalizmin e ulët. Në deklaratat publike dhe në rrjetet sociale ( go sakam vodno) , ata thonë se do të pengojnë që të mos shkojë gas ne Tetovë , Gostivar , Kërcovë dhe Kosovë. ( Foto )
Ata nuk përfillin masat, që qeveria ka ndërmarrë për minimizimin e dëmtimit të ambientit, dhe kërcenohen se fizikisht do të pengojnë realizimin e këtij projekti, i cili do të furnizojë me gaz Maqedoninë perendimore.
Ndërkohë që ne intervisten dhene për Mia , drejtori i Resurseve Energjetike te Maqedonise, Bajram Rexhepi , thotë se projekti ka leje ndërtimi, nga ministria e ambientit dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për realizimin e tij. Ai thot se në këtë fazë, alternativë nuk ka, dhe se ne Vodno dëmet e ambientit do të jenë të papërfillshme, bile do të mbjellen shumë më tepër drunj sesa që do të priten ( 1400 m3, ose 0.1 % e drunjëve ne vodno).
Realizimi i gasifikimit nëpër Maqedoni do t’u krijojë mundësi qytetarëve,fabrikave, shkollave, spitaleve etj, qasje në një lëndë energjetike shumë të lirë dhe të pastërt ekologjike. Do të ul në përmasa të larta ndotjen e ajrit, do të ndikojë ndjeshëm në prerjen e drunjëve qe shfrytëzohen për ngrohje, do të përgjysmojë shfrytëzimin e energjisë elektrike, por edhe uljen e cmimit të saj. Kjo pritet të ul ndjeshëm numrin e sëmundjeve të rrënda dhe kronike, pro edhe të ngris standardin dhe kulaitetin e jetesës së qytetarëve.


