Ekipet punuese dhe shërbimet komunale edhe sot kanë vazhduar me punet intervente rreth pastrimit të rrugëve, dhe sanimit të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit që u paraqitën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut mbrëmë në komunën e Tetovës.
Ekipet e NPK Tetova – Tetovë gjatë pasdites kanë punuar në sanimin e dy defekteve në linjën kryesore të ujësjellësit të qytetit, edhe atë në burimet Vakëfit dhe në Leshinicë, që kishin si pasojë reduktimin e konsiderueshëm të sasisë së ujit në qytet. Gjatë ditës së sotme është menjanuar defekti në burimin Leshnicë, kurse në burimin e Vakëfit do të punohet edhe gjatë ditës së nesërme. Me reduktimin e sasisë së furnizimit me ujë të pijshëm në qytet NPK Tetova ka aktivizuar 2 bunaret brenda qytetit, me çka deri diku u normalizua sasia e ujit të pijshëm në sistemin e ujësjellësit të Tetovës, e cila për momentin është 300L/sekondë.
Gjithashtu është bërë pastrimi dhe intevenimi në rrjetin e kanalizimeve atmosferike në rrugët: Jane Sandanski, rruga 144, Blloku 70, rruga 151, shkolla e mesme “8 Shtatori”, sh.f Goce Delçev, rruga K.J Pitu, rruga e Shtipit, Bllokj 82, Boris Kidriç, pjesa e bulevardit “Bllagoja Toska” tek Kazerma e Qytetit, si dhe nënkalimi i rrugës Tetovë-Falisht i cili nga pasditja është plotësisht i kalueshëm. ]
Me maqineri punuese mbrëmë dhe sot ekipet komunale kanë intervenuar në fshatin Poroj përgjatë rrjedhës së lumit. Gjithashtu janë pastruar prurjet e dheut në rrugën e re Tetovë –Sellcë, në rrugën e Banjës, si dhe në Reçicë të Vogël në kryqëzimin e rrugës 172 dhe rrugës regjionale Tetovë – Pirok. Gjatë ditës së nesërme do te bëhet hapja e plotë e gypave të cilat mundësojnë rrjedhën e ujit te Përroi i Madh në rrugën Shipkovicë-Brodec.
Si pasojë e reshjeve janë evidentuar edhe 2 raste të reshqitjeve të dheut, edhe atë në pjesën e sipërme të fshatit Poroj si dhe në lagjen 2 Brezat më saktësisht në rrugën Prohor Pçinski sipër varrezave ortodokse. Nga rrëshqitja e dheut një murrëmbajtës ka rëshqitur dhe ka rënë mbi një shtëpi. Për fat të mirë nuk ka të lënduar por është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material. Ekipet komunale dhe organet kompetente janë në teren duke llogaritur dëmet dhe duke bërë planin e veprimit, meqenëse bëhet fjalë për lokacione të pjerrëta dhe mjaft erozive.

