Komuna e Gostivarit miratoi buxhetin prej 27 milionë eurove, buxheti më i madh në historinë e Gostivarit
“Sot, Këshilli i Komunës së Gostivarit me 20 vota “për” votoi buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2025.
Buxheti për vitin 2025 është rreth 27 milionë euro dhe është buxheti më i madh në historinë e Komunës së Gostivarit.
Hartimi i buxhetit vjen pas një debati publik të Komunës së Gostivarit me bashkësitë lokale, qytetarë, organizata qytetare, klube sportive dhe pale të interesuara dhe prek sfera të ndryshme me qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së Gostivarit.