Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka njoftuar se ka dërguar një ekip shpëtimi për në Turqi, atje ku dje, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që ka shkaktuar mijëra viktima.
“Përcolla sot një ekip të kërkim-shpëtimit nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i përbërë prej 8 personash të licencuar, për të ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore.
Ata me vete morën edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”.
I falenderoj për gatishmërinë heronjtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe përmbushje të misionit me nder dhe profesionalizëm!
Një ndihmë e vogël, por me zemër dhe në kuadër të kapaciteteve të Komunës së Gostivarit”, ka shkruar Taravari, përcjell SHENJA.
Data 02.08.2025
Aktuale
- “Trupi ishte i shtrirë në sallon, Vrasja e Anesti Ramës nga vajza dhe i dashuri i saj 55-vjeçar, prokuroria: E veshën me kostum e këmishë për të kryer ritet mortore, por u konstatuan çarje në fytyrë dhe…
- Buxhovi: “Ilindeni” mbrojti interesat bullgare
- Zjarr i madh në Lagjen Lisiçe, digjen dy shtëpi, një person i lënduar rëndë
- MPB sekuestroi 27 gramë kokainë në Gjevgjeli, 30 ditë paraburgim për narkodilerin
- Qëlloi me pushkë drejt banesës së komshiut pas një konflikti, arrestohet 18-vjeçari me precedent kriminal në Krujë
- Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup
- Qarkullonte me pistoletë me municion luftarak në kamionçinë, vendoset në pranga 20-vjeçari (EMRI)
- ASH: Vazhdojnë punësimet monoetnike, “Zero” shqiptarë, VLEN pse po heshtë për 2.500 punësimet e premtuara