Komuna e Gazi Babës ka festuar sot Ditën Botërore të Mjedisit Jetë msor. Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, mbajti fjalim në këtë manifestim, duke theksuar rëndësinë e mjedisit jetësor.
Në aktivitetin e sotëm u ndanë çmime për pjesëmarrësit fitues të çmimeve në konkursin mjedisor “Ditët e Ekologjisë”, që u realizua nga komuna e Gazi Babës.
Kryetari Stefkovski ka njoftuar për këtë ngjarje edhe në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka shkruar:
FESTOHET DITA BOTËRORE E MJEDISIT JETËSOR
Sot festojmë Ditën Botërore të Mjedisit jetësor, një ditë në të cilën të gjithë duhet të kujtojmë kuptimin dhe rëndësinë e një mjedisi të shëndetshëm.
Ua ndava Çmimet pjesëmarrësve të shpërblyer në Konkursin Mjedisor “Ditët e Ekologjisë”, të cilin e shpallëm më 21 Mars – në Ditën e Pranverës dhe po e përfundojmë sot në Ditën e Mjedisit Jetësor.
Në kuadër të këtij konkursi, komuna zgjodhi kompaninë më ekologjike, organizatën joqeveritare, oborrin më të bukur ekologjik, si dhe kompozimin dhe veprën më të mirë artistike për fëmijët e shkollave fillore dhe kopshteve.
Kur mora besimin nga qytetarët për të qenë kryetar i Komunës së Gazi Babës, i vura vetes pesë prioritete strategjike dhe në krye të tyre vendosa mbrojtjen e mjedisit.
Me krenari mund të them se gjatë një viti e gjysmë janë realizuar një numër i madh projektesh mjedisore.
Ju ftoj ta studioni, ta doni dhe të kujdeseni për mjedisin. Një mjedis i shëndetshëm do të thotë një jetë e shëndetshme! – ka shkruar Stefkovski