Kryeatri i komunës së Gazi Babës,Boban Stefkovski njofton qytetarët se po fillon ndërtimi i qendrës së re sportive në lagjen Hipodrom, duke realizuar kështu një tjetër premtim të dhënë për qytetarët!
Aktivitetet përgatitore ndërtimore kanë nisur në terren dhe së shpejti do të shënojmë fillimin e ndërtimit të qendrës sportive.
Në vendin e ish-shkollës Vera Jociq do të ndërtojmë një kompleks të tërë ku banorët e Hipodromit do të kenë mundësi të merren me sport dhe rekreacion.
Jam i lumtur që me punën tonë të përditshme realizojmë projekte që e bëjnë Gazi Babën një komunë urbane dhe moderne!