Projekti “SFERA – në një epokë të re – karriera ime” është zgjedhur midis tre më të mirëve në kategorinë Enterprise (1000+) në konkursin prestigjioz “Praktikat më të mira rajonale të HR 2026”, i cili u mbajt në Rovinj – Kroaci, ku zuri vendin e tretë në kategorinë e kompanive me mbi 1000 të punësuar dhe në konkurencë të fortë me kompani nga gjithë rajoni. Finalistët patën mundësinë t’i prezantojnë projektet e tyre në konferencën HR Days, e cila u mbajt nga 21 deri më 23 prill.
Ky çmim i rëndësishëm përfaqëson një konfirmim të qasjes strategjike të kompanisë dhe të përkushtimit ndaj zhvillimit të kapitalit njerëzor, si dhe të krijimit të zgjidhjeve dhe praktikave bashkëkohore të HR dhe të një mjedisi pune që nxit rritjen e karrierës dhe angazhimin e të punësuarve.
Projekti “Sfera në epokën e re – karriera ime” është i fokusuar në transformimin e përvojës së punës, përmes futjes së praktikave inovative të HR, rrugëve të personalizuara të zhvillimit dhe forcimit të kulturës organizative. Me këtë iniciativë, Sfera kontribuon në mënyrë aktive në vendosjen e standardeve të reja në menaxhimin e burimeve njerëzore në rajon.





