Kompania Zegin dhe Fondacioni dr Verica Mehanxhiska, nën organizimin e Sano, shoqatë nacionale e cila i ndihmon fëmijëve të sëmuar nga kanceri dhe prindërve të tyre dhe ekziston për ti mundësuar kushte të dinjitetshme për kategoritë më të prekura në luftën me këtë sëmundje të rëndë, këtë verë i gëzuan ata që më së shumti kishin nevojë për pushim, relaksim dhe kënaqësi, luftëtarët e vegjël të guximshëm që arritën të fitojnë edhe në një betejë të rëndë në jetë- ta luftojnë kancerin.
Zegini si një mik shumëvjeçar dhe përkrahës i Shoqatës e mundësoi këtë pushim në bregun e Liqenit të Ohrit, i cili, përveç relaksimit, këtyre fëmijëve he nënave të tyre i mundësoi edhe shumë punëtori edukative që kanë të bëjnë me jetën, socializimin, imunitetin dhe suplementin e pacientëve që janë në remision.
“ Përgjegjësia shoqërore është ajo e cila kompaninë Zegin së bashku me Fondacionin dr Verica Mehanxhiska janë të njohura edhe ky mision human planifikojmë që ta vazhdojmë edhe në të ardhmen dhe të japim gjithmonë përkrahje gjithandej ku duhet”, deklaruan Viktoria dhe Hristina Mehanxhiski, pronaret e Kompanisë Zegin dhe Fondacionit dr Verica Mehanxhiska.