Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka reaguar ashpër ndaj brohoritjeve para KSHZ-së, të cilat i ka vërejtur mbrëmë gjatë protestave të anëtarëve të OBRM-PDUKM-së. Nga Komiteti i Helsinkit këto thirrje i cilësojnë si gjuhë të urrejtjes dhe bëjnë apel që institucionet kompetente të marrin masa dhe t’i ndalojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Komiteti i Helsinkit njoftojnë se nga të pranishmit në protesta që janë fytyra publike, u dëgjuan edhe thirrje për urrejtje dhe mostolerancë si: “Qose është gjallë!” dhe thirrje tjera nga protestuesit.
Nga ky komitet thonë se në thirrjet e protestuesve është mundur të vërehen edhe shkelje ligjore.