Është mbledhur sërish Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, ku opozita nuk ishte e pranishme. Në fjalën e tij, drejtuesi i këtij Komisioni, Fatmir Xhafaj prezantoi dokumentin analitik që do të përgatitet nga Grupi i Ekspertëve.
Në fjalën e tij Xhafaj tha se i gjithë procesi do të udhëhiqet nga 4 parime bazë, gjithëpërfshirja, transparenca, profesionalizimi dhe te jetë në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.
“Sot kemi një vendimmarrje të rëndësishme, rezoluta dhe vendimi i kuvendit ka përcaktuar qartë objektin e punës tonë, për të bërë një analizë përmes një dokumenti analitik, për të hartuar një plan veprimi në këto tre shtyllat në të cilat fokusohet komisioni dhe për propozimet për masat ligjore.
Vendimmarrje e sotme lidhet me dokumentin analitik. Gjatë kësaj periudhe një m ujore kemi punuar fort për të përgatitur procesin me masat organizative të nevojshme dhe sot hedhim hapin, fillimin e fazës së parë, përgatitjen e analizës.
Ky është një draft pune, ose një projekt orientues, pasi dokumenti në vijim dokumenti do të zhvillohet nga grupi i ekspertëve, të cilët do ti japin formën dhe përmbajtjen e këtij dokumenti analitik.
Procesi do të udhëhiqet nga 4 parime, gjithëpërfshirja me këtë nuk nënkuptojnë vetëm pjesëmarrjen e grupet parlamentare, por të të gjithë faktorëve dhe grupeve sociale të interesuara.
Parimi i dytë do të jetë transparenca, ne synojnë që të jetë i hapur për grupet e interesuara, përmes produkteve që do prodhojë komisioni dhe grupi i ekspertëve.
Parimi i tretë është profesionalizimi. Kjo do të mundësohet nga fakti se pjesë e grupit të ekspertëve do të jenë kapacitet me të mira, ekspertët më të mirë.
Parimi tjetër është fakti që i gjithë procesi duhet të jenë në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare”, tha Xhafaj.