Komision i përbërë prej 5 anëtarëve në kuadër të Prokurorisë Publik do të ndjek procesin zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve dhe nëse do të ketë indicie, do të hap lëndë për shkelje zgjedhore. Shkeljet eventuale në fushatën zgjedhore mund të denoncojnë qytetarët, organizata joqeveritare ose parti politike në adresën ([email protected]), tha sot në takimin me gazetarët kryetar i Komisionit, Xhelal Bajrami.
Komisioni do të veproj në bazë të zërave ndërsa do të bashkëpunoj edhe me policinë për të zbardhur së bashku rastet.
“Komisioni ka për detyrë në bazë ditore të ndjek gjitha ngjarjet lidhur me procesin e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve. Për ato ngjarje për të cilat vlerëson se japin indicie për parregullsi zgjedhore eventuale, raportimet menjëherë do të përcillet tek Prokurorit themelore publike për veprim urgjent”, ka thënë Bajrami.
Siç ka informuar Bajrami në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar Prokuroria ka hapur 74 lëndë, ndërsa për katër prej tyre ka shqiptuar dënime me kusht dhe një dënim me burg në kohëzgjatje prej dy viteve. /SHENJA/
Data 19.05.2026
Aktuale
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp
- SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore

