Mjeshtri i njohur ndërkombëtarisht për pulë dhe krijuesi i reçetës origjinale KFC, Koloneli Sanders, përfundimisht arriti në Maqedoni! Ky është një lajm ngacmues për numrin e madh të ndjekësve të shijes unikate me 11 erëra dhe barëra sekrete i cili është njëri prej më të njohurve në mbarë botën si dhe i pranueshëm edhe në restorantet e KFC Maqedoni.
Ardhja e Koloenit Sanders ka për qëllim që ta ofroje brendin KFC më afër opinionit maqedonas, ta vazhdoje rrëfimin e tij inspirues dhe ta zbuloje magjinë e tij të reçetës së pakohë. Vlerat origjinale, karakteri dhe filozofia e Kolonelit Sanders janë parimet sipas së cilave KFC restorantet punojnë deri më sot edhe pas 80 viteve të krijimit të reçetës së tij.
Koloneli Sanders, figurë e njohur historike është njeriu i cili qëndron prapa rrëfimit të KFC, rrjetit më të njohur të restoranteve të pulës. Jo rastësisht, figura e tij është shenjë mbrojtëse e brendit dhe gjendet në logon e saj zyrtare. Sanders ka qenë një njeri I thjeshtë i cili në 50 vitet e tij të jetës ka krijuar reçetën e fshehtë nga 11 erëza dhe barëra i cili deri në ditën e sodit ka ngel e pandryshuar. Fryma e tij sipërmarrëse, dashuria ndaj ushqimit të mirë dhe ndaj veprimtarisë shërbyese e ka nxitur në vitin 1930 që ta hap një restorant të vogël në një pompë benzine në Kentaki, i cili u bë aq i suksesshëm saqë e nisi rrëfimin e KFC në nivel global.
Sot, mijëra ndjekës të kësaj reçete, gjithandej nëpër botë thuan se ajo është pula më e shijshme që e kanë provuar. Por, cila është fshehtësia? Çelësi është në 11 erëzat dhe barërat e fshehta që e krijojnë atë aromë, erë dhe shije. Ndërsa, nga ana tjetër edhe përgatitja origjinale me dorë e cila secilës pjesë i jep trajtim dhe kujdes special. Askund në botë nuk do të provoni mishin e pulës aq të fortë prej jashtë dhe të butë prej brenda, cilësi të cilën ekspertët e emërojnë Golden Chicken Standard.
“ Kemi kënaqësinë dhe nderin që arritëm ta rikrijojmë figurën e Kolonelit Sanders dhe ta paraqesim këtu, në Maqedoni. Në këtë mënyrë, ndjekësit maqedonas të shijes origjinale do të kanë mundësi që ta ndjejnë rrëfimin unikat dhe të njihen me themelet dhe vlerat të cilat brendi i ka qysh në fillimet e saj” – thuan nga KFC Maqedoni.
Koloneli Sanders i ka nxitur ndjekësit maqedonas të ushqimit të shijshëm ta vizitojnë njërin prej restoranteve të tij ku do të mund të përjetojnë specialitetet gurmane. ” Erdhi koha që të vi dhe të njoftohem me opinionin maqedonas. I shoh dhe gëzohem me fytyrat e lumtura të cilët të kënaqur po vijnë në restorant. Ajo që mund të ju premtoj është se pa marr parasysh a do të marrim kovë, hamburger, harabel ose ëmbëlsirë unë do të kujdesem që ajo të jetë “Finger licking good!” – deklaroi Koloneli Sanders.
Koloneli Sanders ka paralajmëruar edhe shumë aktivitete në periudhën në vijim dhe ju rekomandojmë që të jeni të zgjuar në rrugët ku ndoshta rastësisht do ta takoni këtë figurë legjendare.
Njihuni me legjendarin, Kolonel Sanders.