Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka bërë një analizë të dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se shqiptaria ka hyrë në kohën e saj historike, madje shtoi se tani historia e Shqipërisë po shkruhet e detajuar; dhe koha po ua jep të drejtë që ata të zgjerohen në territoret e tyre.
Krahs kësaj, avokati përmendi edhe Kurtin dhe Ramën.
“Koha historike e shqiptarisë ka ardhur me shtetin e dytë shqiptar Kosovën; dhe kjo është një ngjarje, e cila tani ka hyrë në historinë dhe politikën si situate botërore dhe i ka shtyrë të gjithë historianët të kuptojnë më në fund se historia e re e shqiptarisë, në Ballkan, do të krijojë edhe historinë reale të Gadushullit Ballkanik; historinë e vërtetë të ilirëve dhe Ilirisë، e cila është fshehur në shekuj nga forcat pushtuese të Shqipërisë; por edhe forcën e madhe të gjuhës shqipe që tani është e provuar shkencërisht edhe historikisht se ajo është gjuha e parë që ëshrë folur në Evropë”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Shqiptaria tani, me pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, Kosovën; ka hyrë në kohën e saj historike me fuqinë e plotë si shkencë në dy drejtime themelore:
Në historinë arbërote tremijë vjeçare të dokumentuar historikisht
Dhe
Në historinë, po tremijë vjeçare, të gjuhës shqipe në ecurinë e saj:
Iliri – Epir – Arbëri- Dardani – Shqipëri.
I.
Ku po ndodhen si histori tani shqiprarët të cilët sot kanë dy shtete të pavarur shqiptare?
Po!
Sot janë dy shtete shqiptarësh të pavarur: por pyetja që ngrihet këtu duhet të jetë kjo: po të dy kryeministrat që drejtojnë dy shtetet shqiptarë Kosovën dhe Shqipërinë, a janë, si individë, të pavarur?
Kjo nuk po kuptohet qartë, spese:
Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ne jemi ende të paqartë se përse ai po luan: a po luan për shqiptarinë?
Kurse për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kuptohet se ai nuk po luan politikisht për shqiptarinë.
Por çdo të thotë kjo pyetje që një kryeministër shqiptar luan politikisht apo nuk luan politikisht për shqiptarinë?
II.
Duhet të theksojmë që shqiptaria në 500 vite rresht ka qenë e kërcënuar që shqiptarët të asimiloheshin.
Historia e shqiptarisë është një histori e sakrificës së madhe; e suksesit të madh; por edhe e pushtimeve të gjatë nga Perandoria Osmane.
Gjithsesi tani historia e Shqipërisë po shkruhet e detajuar; dhe koha po ua jep të drejtë historike të mohuar shqiptarëve, që ata të zgjerohen në territoret e tyre që ua kanë pushtuar hordhi të ndryshme gjatë mesjetës; por edhe gjatë kohës së re.
Por, edhe pse koha historike po e kërkon këtë për të formuar shqipërinë etnike; politika e të dyja qeverive shqiptare, në Tiranë dhe në Prishtinë, po bën sikur nuk e kupton këtë çështje. (!)
Por këtë, nëse ata e kanë si akt antishqiptar; duhet ta kenë të qartë se çështja shqiptare sot është një çështje, e cila, shumë shpejt; si çështje historike; nuk do t’i përfillë fare të dy kryeministrat shqiptarë në Gadishullin Ilirik.
Sot…
Koha historike e shqiptarisë ka ardhur me shtetin e dytë shqiptar Kosovën; dhe kjo është një ngjarje, e cila tani ka hyrë në historinë dhe politikën si situate botërore dhe i ka shtyrë të gjithë historianët të kuptojnë më në fund se historia e re e shqiptarisë, në Ballkan, do të krijojë edhe historinë reale të Gadushullit Ballkanik; historinë e vërtetë të ilirëve dhe Ilirisë، e cila është fshehur në shekuj nga forcat pushtuese të Shqipërisë; por edhe forcën e madhe të gjuhës shqipe që tani është e provuar shkencërisht edhe historikisht se ajo është gjuha e parë që ëshrë folur në Evropë.