Kodra e Diellit është e gatshme për sezonin e ri turistik dimëror. Edhe pse te reshurat e borës janë të pamjaftueshme për të filluar skijimi, ashensorët dhe ski liftet janë të gati për fillimin e sezonit turistik, pohon drejtori i “Elem Turs” Adem Avziu.
“Ne si qendër turistike jemi të gatshëm për fillimin e sezonit turistik 2022/2023 dhe vetëm pres të kemi reshje të borës optimale për skijim dhe siguri gjatë skijimit. Të gjithë ski-liftët dhe ski ashensorët janë të pagatitura dhe në kondicion të mirë dhe thjesht presim reshjet e borës që të fillojmë sezonin turistik”, tha Adem Avziu, drejtor i “Elem Turs”
“Në biznes planin edhe master planin që e kanë dorëzuar para komisionit për investime strategjike është gjithçka e elaboluar dhe në fazën e parë është paraparë zgjerimin e terreneve të skijimit në pjesën e majtë afër dy ulëses “Shën Ilija” do kemi në teleferik me gjashte ose tetë ulëse dhe dy shtigje të reja skijimi. Në fazën e parë është planifikuar të investohet dhe në ski ashensorin me dy ulëse ku do të zëvendësohet me ski ashensor me gjashtë ulëse, planifikohet komplet investim i sistemit të borës artificiale në terren “Shën Ilija”, “Potok 1 dhe 2” qe i themi dhe gjashtë ulësen dhe rrugët lidhëse, planifikohet rinovimi i hotel “Sllavia” dhe infrastrukturës për ringjallje të Kodrës së Diellit”, shtoi Avziu.
Sezoni që lam pas në Kodrën e Diellit u lëshua në përdorin edhe pista për skijim gjatë natës.