Instituti i Shëndetit Publik është i gatshëm dhe ka Plan veprues për
reagim në gjendje urgjente dhe katastrofale të krizave. Ka edhe procedurë operative standarde si të veprojë shëndetësia në kushte të përmbytjeje, tha sot prof. dr. Mihail Koçubovski, udhëheqës në Sektorin për ekologji shëndetësore në Institutin e Shëndetit Publik, duke u përgjigjur në pyetjen e
gazetarëve nëse autoritetet shëndetësore janë të gatshme për përmbytje të mundshme.
“Nëse ndodhin përmbytje, do të mund të ndotet toka në varësi të asaj çfarë është përmbytur. Nëse është përmbytur vetëm zona bujqësore kjo do të jetë transitore apo kalimtare dhe varet nga periudha.
Në atë periudhë të vitit nuk ekziston rrezik për shëndetin nga përmbytja eventuale të të mbjellave bujqësore sepse nuk ka kultura të cilat tani po kultivohen, të paktën në pjesën më të madhe”, sqaroi Koçubovski gjatë pushimit një konferencën kombëtare për qasje të drejtë deri te uji.
Kjo periudhë, siç tha, është e qetë, ndërsa është e rrezikshme në periudhën e pranverës dhe të verës kur ka korrje ose para korrjes.
“Atëherë do të ndodhin dëme, kanosje dhe ndotje në kulturat dhe atëherë ato nuk do të mund të shfrytëzohen për ushqim”, tha Koçubovski.
Ai informo se ekziston mundësi edhe nga kontaminimi i ujit nëse janë derdhur ujërat sipërfaqësore dhe nëse pusetat nuk janë të mbrojtura mirë.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Prokuroria po heton tre persona të cilët kanë zhvatur një qytetar nga Shkupi duke përdorur kërcënime serioze
- Mendi Qyra premton kushte të favorshme për zhvillimin e biznesit në Strugë
- Shtetasi gjerman arrestohet në Tabanoc, i kapet drogë në bagazh
- Zbuloni ndryshimet e mëdha: Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë fat të jashtëzakonshëm
- Pse Trump e sheh Bagramin si çelësin për kontrollin mbi Kinën?
- Korçë, ndërron jetë në hotel 72-vjeçari grek, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale
- Mexhiti nga Serova: 100 milionë investime për Çairin, synojmë edhe 200 milionë të tjera
- Incident në Veleshtë: Qëlloi me armë një person dhe goditi policin me veturë gjatë arratisjes