Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocijas në Shkup do të pritet me protesta. Protestat organizohen nga disa organizata qytetare dhe do të filloj në ora 11.0 para “Porta Maqedonia” nga ku pastaj do të vazhdojnë drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të përfundojnë para Qeverisë.
“Ndal bisedimeve për emrin. Maqedonia është e maqedonasve. Ta presim na ka hije. Ta presim maqedonisht! T’i tregojmë deri ku dhe e kujt është Maqedonia”, thuhet në paralajmërimin e protestës.

