Deri në implementimin në tërësi të marrëveshjes së arritur mes dy palëve, për kontestin me emrin, Bashkimi Evropian në komunikim zyrtarë do të vazhdojë ta quajë vendin me refrencën e përkohshme si ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kështu sot ka precizuar zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç e cila shton se edhe përkundër vendosjes së firmave nga të dyja palët, dhe më pas edhe të publikimit të marrëveshjes, mbesin edhe një sere çështjesh të cilat duhet të përfundojnë ashtu siç janë përcaktuar me afatet kohore.
“Marrëveshja është arritur, publikuar dhe është nënshkruar .Por mbesin një sërë hapash të tjerë të cilat duhet të ndërmerren që e njejta të përmbushet tërësisht. Në komunikim zyrtarë vendin do të vazhdojmë të quajmë edhe më tej si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, ashtu siç ka ndodhur me komunikimin tone të deritanishëm. Të dyja vendet do të duhet të ndërmarrin shumë hapa, dhe deri në implementimin e plotë të marrëveshjes nga të dsyja palët, ne do të vazhdojmë ta përdorim emrin me të cilin ky shtet u pranua edhe në Kombet e Bashkuara” – deklaroi zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç.
Ndërsa shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva ka deklaruar se marrëveshja e arritur për emrin do të jep dritë jeshile fillimit të negocijatave paraqasëse të MAqedonisë me BE-në.
Edhe pse entuzijazmi për zgjerim i disa nga shtetet e Unionit nuk është edhe aq i madh, sipas ministres së jashtme Bullgare, Maqedonia meriton një perspektivë më të qartë europiane.
“Më 26 të këtij muaji, të martën e ardhëshme, mbahet Këshilli për Çështje të përgjithshme të Bashkimit Europian. Në mbledhje do të diskutohet për temën mbi zgjerimin. Nëse Këshilli arrin pajtueshmëri për fillimin e bisedimeve, atëherë liderët evropian në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Europës më 29 dhe 30 qershor, edhe faktikisht do ta konfirmojnë këtë. Samiti i NATO-s, është më 11 korrik. Ne para një muaji realizuam takim me ministrat e jashtëm. Si në BE ashtu edhe në NATO nuk ka entuziazëm për pranimin e anëtareve të reja, por Maqedoninë e pret një e ardhme e ndritur sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë” – tha ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Me Këshillin për çështje të përgjithshme pranë BE-së i cili do të mbahet të marten e ardhëshme kryeson Bullgaria, dhe nëse arrihet pajtueshmëri atëherë vendimi I liderëve evropian do të konfirmohet edhe në kuadër të Samitit të NATO-s I cili do të mbahet më datë 11 korrik të këtij viti. (Merita Gashi, TVM2)